Me një eksperiencë të gjatë pune në ndërtim dhe rinovime si në Kosovë, ashtu edhe jashtë vendit. Standarti me të cilin ndërtojmë është i lartë, me referenca Evropiane, ku kompanitë dhe materialet e përzgjedhura janë të çertifikuara sipas standarteve ISO dhe CE. Bashkëpunimet tona, gjithmonë të suksesshme, janë qelësi i cilësisë së lartë dhe korrektësisë.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e jona!


Historiku


Në vitin 2010 pas një përkushtimi të madh, fitimit të njohurive dhe njëherish përvojës, u themeluam si kompani me emrin ‘’Torre’’ dhe që atëherë operojmë në fushën e ndërtimit të ulët, meremetimit, dekorit dhe të gjitha punët që lidhen me ndërtimtarinë. Njëkohësisht kompania operon edhe në tregun e shtetit Zviceran ku mirret me blerjen dhe renovimin e shtëpive/banesave, ku në pronësi të veten ka gjithsejt 4 objekte.


Kurëse historia e kompanisë filloi në vitin 1950 në Stubëll të Vitisë, kur gjyshi Pashkë Gjergji një punëtor i zellshëm filloi të mirret me ndërtim, më pas rrugën e tij e vazhdoi edhe djali i tij Marjani.


Si i ri në moshë Marjani kishte dhunti dhe pasion për punët e mjeshtëris kështu u regjistrua në shkollën e mesme teknike drejtimi Zdrukthtari, të cilën e perfundoi me sukses dhe menjëhere u punësua në fabrikën ‘Tefik Çanga’ aty punoi 9 vite dhe pastaj nga masat e dhunëshme në atë kohë u largua nga aty. Gjë që u detyrua te punoj edhe profesione të tjera me qenë se edhe ashtu i shkonin për dore të gjitha. Më pas si shumë “shqiptar” edhe ai emigroj dhe u vendos në shtetin Zviceran, ku punoi shumë dhe fal përvojës të krijuar atje edhe sot ne punojmë me etikë Zvicerane.


Karakteristikë e punës tonë janë zellshmeria, korrektësia, besimi dhe respekti për klientin. Këto vlera kanë përcjell që nga fillimi punën dhe suksesin tonë.


Në vazhdimësinë e rritjes së punës paralelisht janë rritur edhe shërbimet tona duke hapur kështu edhe kompani të tjera, si:

  • MAGFA Sh.P.K
  • Torre Home
  • Fabrikën e dritareve “SwissTech”
  • GREG ( Gjergji Real Estate Group) ne Zvicër.


Që nga viti 2020 kompania ka zgjeruar edhe gamën e shërbimeve duke u bërë edhe investuese e ndërtimit të lartë në kompleksin banesor “Torre Home” në rrugën Emin Duraku në Ferizaj. Një kompleks inovativ për qytetin që plotëson të gjitha kushtet ideale si për nga projekti, cilësia e ndërtimit ashtu dhe për lokacionin kyç që ka.


Stafi


Kompania ka një staf të kualifikuar dhe të gatshëm gjithmonë për përvoja dhe njohuri të reja. Atmosfera e punës është krijuar me respekt dhe mirëkuptim reciprok.


Momentalisht kompania numëron rreth 50 punëtor dhe së bashku me nënkontraktues të tjerë arrijnë numrin rreth 180 në total.


Teknologjia


Për të ju përshtatur gjithmonë kërkesave të klientëve dhe për të ofruar gjithmonë e me shumë shërbime cilësore, kompania jonë ka mision që të jetë në hap me teknologjinë dhe njohuritë e reja, duke investuar vazhdimisht në mjete dhe pajisje inovative me cilësi dhe siguri si për klientët po-ashtu edhe për stafin tone.


Bashkëpunimi


“Torre Home” është gjithmonë e hapur për bashkëpunime me kompani  vendore edhe ato ndër-kombëtare. Të gjitha bashkëpunimet e tona si në Kosovë, Mal të zi, Maqedonin e Veriut, Shqipëri, Slloveni dhe Zvicër, kanë qenë frytdhënës dhe të suksesshëm.

Misioni


Kompania “Torre Home” ka për qëllim të përfundoj secilën punë që merr përsipër me përgjegjësi, korrektësi, besim dhe respekt.


Vizioni


Vizioni i kompanisë tonë është zgjerimi edhe më tej i shërbimeve tona duke u bërë kështu një lider në fushën e ndërtimtarisë, si në ndërtim të ulët ashtu edhe në ndërtim të lartë.

Test widget

Page widget