TORRE Home është kompleksi banesor më modern në qytet, me teknologji dhe materiale të kohës së fundit. Me dizajnin më të vecantë dhe me hapësira të shtuara të gjelbrimit objekti do të jetë një “landmark” për të gjithë zonën dhe më tej gjithë qytetin!

Kompleksi ynë përmban një shumëllojshmëri apartamentesh, si në aspektin e hapësirave, ashtu edhe në orientim, dizajn e shpërndarje funksionesh. Të gjitha banesat janë optimale dhe te mirë-shfrytëzuara!

 

     Madhështia vjen dhe si rezultat i përdorimit të teknologjisë së fasadës së ventiluar, e cila siguron një izolim termik perfekt, një dizajn elegant dhe një kursim energjie me performancë të lartë. Kjo fasadë ka një jetëgjatësi maksimale, në krahasim me fasadën e thjeshtë dhe gjithashtu nuk ndryshon në dukje me kalimin e kohës, por mbetet e njejta si në ditën e parë.

     Vecantia tjetër e jonë është prania e disa apartamenteve shumë të vecanta, në formën e duplekseve dhe penthouseve. Këto banesa të vecanta kanë sipërfaqe të shumëllojshme dhe përbëhen nga tarraca të mëdha e të gjelbëruara.

 

    Të gjitha dritaret e objektit janë në lartësi të madhe për të futur sa më shumë ndricim natyral në brendësi të interierit, të cilat gjatë stinës së ftohtë të dimrit, lejojnë depërtimin e rrezeve të ngrohta të diellit dhe maksimizojnë ndriçmin natyral të apartamenteve në cdo periudhë të vitit, duke mundësuar hapësira të ajrosura dhe plotë dritë në brendësiBallkonet janë në gjerësi maksimale për të pasur hapësira te bollshme rekreacioni në eksterier për secilin apartament.

    

    Oborri i brendshëm i objektit ofron një shumëllojshmëri hapësirash pushimi, si sipërfaqe të gjelbëruara, pemë të larta të cilat shërbejnë si filter për zhurmën dhe pluhurin e rrugës, sipërfaqe argetimi për femijët dhe zona të vogla rekreative për të gjithë banorët.

     

    Shkallë të brendshme të mbyllura “anti-zjarr” sipas parametrave europiane, të cilat mundësojnë evakuim të shpejtë dhe të sigurtë në çdo rast rreziku. Ashensorë të mëdhenj dhe të bollshëm, të përdorshëm edhe për transportim të objekteve të mëdha (mobiljet, orenditë e ndryshme, pajisje shtëpiake, etj), por edhe për vendosjen e barrelave mjekësore që transportojnë të sëmurët.

 

    Sistem ngrohjeje i integruar në dysheme, i konceptuar në mënyrë specifike për të siguruar komfort në dyshemetë qeramike të banjove dhe të shtëpive, në mënyrë që aty të ndjehet ngrohtësi. Është një sistem ngrohjeje që lejon një shpërndarje të nxehtësisë më efikase në të gjithë sipërfaqen, duke arritur kështu një raport maksimal midis komfortit dhe efiçencës energjetike. Ky sistem gjeneron një fluks nxehtësie që ngjitet lartë, duke siguruar në këtë mënyrë një shpërndarje uniforme dhe duke eleminuar rrymat e ajrit, që krijon kondicioneri tradicional.

 

    Mure të dyfishta me lesh-guri në mes ndërmjet apartamenteve, për të mundësuar izolim akustik nga njëri apartament në tjetrin, në mënyrë që të sigurohet dhe ruajtja e privatësisë apo e qetësisë. Njëkohësisht kjo metodë siguron dhe izolim termik ndërmjet banesave, në mënyrë që energjia e secilës të mos humbasë nga transmetimi që bëjnë muret.

   Termoizolimi i të gjithë objektit me polisterol, për të minimizuar humbjet e energjisë së banesave dhe për të rritur efikasitetin termik të ndërteses. Të gjitha produktet e përdorura në fasadë do të jenë të çertifikuara sipas ISO dhe CE standardeve. Pjesërisht fasada e objektit do të punohet me fasadë të ventiluar në mënyrë që objekti të ketë një pamje sa më dinjitoze në raport me qytetin. Përveq faktorëve estetik, fasada e ventiluar do të krijoj edhe konformitet termik për apartamentet e kompleksit shumëbanesor. Ky lloj i fasadës i qëndron kohës sa i përket qëndrueshmërisë dhe jetëgjatësisë. Duke përfshirë edhe stilin arkitektural që i përket trendeve bashkëkohore.